Aeroporti i Hanoverit në Gjermani u mbyll për disa orë, pasi një person tentoi të futej me makinë në pistën e avionëve. Personi në fjalë arriti të futej në platformë, në afërsi të pistës rreth orës 15:40, përpara se të rrethohej nga forcat e policisë dhe të arrestohej.

Sipas BBC, të gjitha fluturimet u pezulluan për më shumë se 4 orë, ndërsa policia federale gjermane po hetonte incidentin. Makina, e cila kishte targa polake, u kontrollua nga forcat xheniere, në mënyrë qe të mos i linin asnjë fatit. Policia tha se shoferi ishte rreth 25-vjeç dhe se kishte rezultuar pozitiv në kokainë dhe amfetaminë.

Nuk dihen ende motivet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë veprim. Megjithatë për shkak të tij, shumë udhëtarë mbetën të bllokuar deri në orën 20:06 minuta, kur situata iu kthye normalitetit.

Policia konfirmoi se në makinën e tij nuk u gjet asgjë e rrezikshme. Hanoveri është aeroporti i 9 më i madh në Gjermani.

/tvklan.al