128 drejtues mjetesh stërviten në pistë për të menaxhuar trafikun në Stamboll

Në Nëntor të vitit të kaluar Formula 1 u kthye në Stamboll pas 9 vitesh. Tashmë në pistën e ngritur të Tuzla, makinat e pilotëve janë zëvendësuar nga ambulancat.

128 drejtues mjetesh po bëjnë stërvitje për të menaxhuar lëvizjen në metropolin turk. Diçka e tillë është e vlefshme për shoferët në këtë kohë pandemie kur u duhet të përballojnë fluks të madh pacientësh në një qytet me trafik të ngarkuar si Stambolli.

Në pistë bëhen manovra të ndryshme, kontrollim i lëvizjes dhe momentet kur duhet të frenojnë. Drejtuesit e ambulancave thonë se stërvitja u jep më shumë siguri për të qarkulluar dhe për të mos rrezikuar jetën e personelit dhe pacientëve në mjet.

Një stërvitje e tillë u zhvillua për herë të parë ndërsa sipas autoriteteve do të mbahet një herë në dy vjet dhe pjesë do të bëhen edhe shoferët e ambulancave të qyteteve të tjera të Turqisë.

Klan News