Partitë shqiptare synojnë përfaqësim më të madh

Me maska dhe dezinfektantë për të respektuar masat anti-Covid, qytetarët në Mal të Zi ju drejtuan pikave te votimit prej orës 7:00 të mëngjesit për të zgjedhur qeverinë e re.

Në komunën shqiptare të Tuzit votohet në 7 qendra, nga 30 që ndodhen në të gjithë zonën e Malësisë. Ndërsa në Ulqin janë mbi 20 mijë qytetarë me të drejtë vote të shpërndarë në 38 qendra votimi.

Shpresa për t’u përfaqësuar me 2 mandate në parlamentin malazez është e madhe tek votuesit shqiptar. Edhe pse për ta në këto zgjedhje partitë shqiptare duhet të hynin me një listë të përbashkët, e jo n 2 koalicione politike.

Gjithçka shumë mirë, presim të përfaqësohemi me 2 mandate”

“Ne prisnim të ishte një kolonë e përbashkët për të gjithë shqiptarët”

Në orën 10:00 të mëngjesit, qendrës sa votimit në Tuz ju drejtua edhe Nik Gjeloshaj, kandidat për deputet nga koalicioni Lista shqiptare e njëherësh kryetar i kësaj komune. Gjeloshaj tha se bashkëpunimi i shqiptarëve do të jetë me ata që mbështesin më së shumti programin shqiptar si dhe perspektivën europiane.

“Apel qytetarëve të votojnë. Sot është diku kur ata flasin. E sigurtë që Lista Shqiptare të ketë të paktën 2 mandate në parlamentin e Malit të Zi”.

Ndërsa Genci Nimanbegu kandidat për një mandat të dytë deputeti në parlamentin malazez, shprehet se fokusi i shqiptarëve do te jetë rritja e investimeve në zonat shqiptare.

“Fondet zhvillimore të derdhen tek zonat shqiptare, të ketë vende pune dhe të forcohen lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën”, tha ai.

Analisti Nikollë Berishaj thote se ligji i zgjedhjeve në Mal te Zi është diskriminues për shqiptarët. Po krahas përpjekjes për ndryshimin e tij, ai sheh si detyrë kryesore për deputet fitues angazhimin për të rritur investimet ekonomike në zonat shqiptare për të frenuar emigracionin.

“Ligji në Mal të Zi është diskriminues për shqiptarët. Për të plotësuar 5% duhet të votojë 60% e elektoratit shqiptar”.

Deri në orën 13.00 te së dielës kanë votuar 54% e elektoratit të Malit të Zi, një pjesëmarrje më e lartë krahasuar me zgjedhjet e 2016. Ndërkohë në Komunën e Tuzit dhe në Ulqin pjesëmarrja ka kaluar 40%.

Tv Klan