Maliqi ndahet për Shën Valentin dhe martohet me një tjetër, pas shumë vitesh rilidhet me Ketin dhe…



Maliqi ndahet për Shën Valentin dhe martohet me një tjetër, pas shumë vitesh rilidhet me Ketin dhe…

18:58 14/02/2021

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka qenë Maliqi dhe Enriketa të cilët kanë treguar se kanë mjaft probleme me martesën e tyre. Ata ishin të lidhur për dy vite në rininë e tij, por Maliqi e lë ditën e Shën Valentinit sepse e ëma i kishte gjetur një vajzë tjetër.

Ai martohet dhe pas 5 vitesh ndahet dhe qëndron edhe 5 vite të tjera beqar. Fati donte që ai të ritakonte Ketin dhe u lidhën sërish, u martuan.

Keti pasi ishte ndarë nga Maliqi nuk ishte lidhur me asnjë, kishte refuzuar çdo mundësi dhe nuk pranoi të martohej kurrë për dashurinë që kishte për Maliqin.

Maliqi: U bë një muaj e gjysmë që rrimë në një banesë por të ndarë veç.

Eni Çobani: Pra je i ndarë me Ketin fizikisht.

Maliqi: Po fizikisht, por me zemër dhe me shpirt tek ajo e kam mendjen.

Enriketa: Nuk e di me zemër apo me shpirt, nuk e di. Ne zonja Eni kemi që 1 muaj e gjysmë debate të papara dhe deri në ndarje. Gati gjysmën e rrobave i kam çuar tek mami.

Maliqi: Jemi në një shtëpi por rrinim veç.

Enriketa: Nuk e di pse më solle këtu sepse është i dyti Shën Valentin në 40 vite që njihemi që më bën të tilla gjëra. Para shumë vitesh kur ne kemi qenë të lidhur gati 2 vite në vitet e rinisë. Dhe pikërisht në këtë ditë atë vit zoti Maliq në vend që të vinte të festonim këtë ditë, vjen më jep lajmin e hidhur ku thotë se çdo gjë mes nesh ka mbaruar sepse nëna i kishte gjetur një grua tjetër dhe kështu mbaroi historia jonë.

Maliqi: Nuk ia prisha dot atyre.

Eni Çobani: Pra ti e le, arsyeja?

Maliqi: Po e lashë, nëna kishte dëshirë për një tjetër dhe ne si të rinj hajde mos ia prish qejfin prindërve. E dashurova, e lashë dhe e mora prapë.

Enriketa: Zotëria u martua, krijoi familje, kurse unë asnjë gjë, kam refuzuar shumë oferta, kam qëndruar pa martuar.

Eni Çobani: Kur u ritakuar sërish?

Enriketa: Pas 5-6 vitesh.

Maliqi: Kam qenë i martuar me dy fëmijë, jetoja me prindërit në një shtëpi. U divorcova, ndejta gati 5 vite. U divorcova në 2011.

Enriketa: Pas 5 vitesh që ishte ndarë, u ritakuam. Nuk jam unë shkaktare e prishjes së familjes. Fëmijët e Maliqit më kanë urryer sidomos i madhi arsyen pse.

Maliqi: Fati im i mirë ishte që Keti ishte akoma beqare dhe fati i keq që ajo më donte akoma mua dhe kishte ngelur beqare.

Ardit Gjebrea: Ke ndejtur, ke pritur Maliqin?

Enriketa: Jo se e kam pritur sepse nuk shpresoja se një ditë do ndahej. Nuk e çoja në mendje, edhe pse jetonim në një qytet mundohesha të mos kisha asnjë lloj kontakti dhe nuk jam interesuar kurrë se si po i shkonte jeta. /tvklan.al







Të ngjashme