Aktori dhe modeli brazilian Malvino Salvador, është shpallur si “Aktori më seksi i gjallë” prej revistës “Glamour” për Brazilin, edicioni i muajit Mars.

Protagonisti i njohur në rolin e tij të Brunos, telenovelën që transmetohet në Televizionin Klan,  “Duaje jetë”, është renditur i pari për të dytin vit radhazi.

40 vjeçari i cili është dhe baba i një vajzë të vogël, ka lënë pas një listë të gjatë emrash, duke triumfuar sërisht në listën e aktorëve më seksi.

Gjithashtu aktori është renditur i pari dhe në një klasifikim tjetër shumë të rëndësishëm, në atë të “Njerëzve më të pasur” ku vetëm në vitin 2016, ai ka fituar rreth 96 milion dollarë të ardhura.

Aktori dhe modeli brazilian, llogarit  një pasuri prej 275 milion dollarësh dhe ka në pronësi një firmë investimesh dhe pronash. Gjithashtu ai zotëron edhe një zinxhir restorantesh të njohur si “Fat Salvador Burger”, një klub futbolli në Brazil, “Manaus Angels”, si dhe një kontratë të mjame me një firmë kozmetike të quajtur CoverGirl.

Por nuk mbaron këtu, artisti i cili duket se ka një nuhatje të jashtëzakonshme dhe për biznes ka lançuar një markë të tij të një vodke , e quajtur “Pure Wondersalvador – Brazil” dhe po pushton tregun e të rinjve me një linjë shumë të shitur parfumesh “With Love from Malvino” dhe një linjë veshjesh “Malvino Salvador Seduction”./tvklan.al