Në emisionin e Rudinës në Tv Klan, ka qenë i ftuar gazetari i njohur i emisionit investigrativ “Stop”, Klinton Zeqiraj së bashku me nënën e tij Shegushe Zeqiraj. Ata kanë një marrëdhënie shumë speciale me njëri-tjetrin, marrëdhënie të cilën e kanë treguar shpesh edhe në rrjetet sociale, përmes videove gazmore që Klintoni publikon shpesh. Gjatë emisionit e ëma e Klintonit ka treguar se kur ka lindur i është dukur fëmija më i shëmtuar në maternitet dhe kishte frikë ta lante.

Klinton Zeqiri: Tani do i thuash një sekret Rudinës që kur kam lindur unë më ke thënë që kam qenë fëmija më i shëmtuar i maternitetit.

Shegushe Zeqiraj: Po, 9 muaj që isha shtatzënë nuk haja bukë fare, vetëm shalqir dhe djathë dhe më thoshte mami, moj bijë do e lindësh djalin shumë të rrudhur dhe ashtu lindit. Më fal Klinton, ishte kokmadh, i rrudhur dhe unë kisha frikë ta laja, qaja dhe më pas erdhi mami nja 10 ditë në Sarandë dhe ajo ma lante. Nuk e laja dot, ishte shumë i rrudhur dhe thoja nuk e di do bëhet ky apo s’do bëhet, por ja që u bë.

Rudina Magjistari: Jemi shumë të lidhur, edhe me babin jam shumë i lidhur por me mamin kam një marrëdhënie shumë të mirë sepse pëveçse është nëna ime, ajo më rri si shoqe, më pyet për çdo gjë, më merr mbi 50 herë në telefon .

Shegushe Zeqiraj: Me të dy çunat unë kaloj shumë mirë. Edhe bashkëshortin e kam shumë të mirë nga të gjitha anët, më ka mbështetur për çdo gjë si në mërzitje, si në gëzime, në të gjitha gjërat ai ka qenë krahu im. /tvklan.al