Tabloidi britanik: Ka shtangur ndjekësit me pozat me bikini

Tabloidi i famshëm britanik, “Daily Star”, i ka kushtuar një artikull të tërë nënës së këngëtares shqiptare, Rita Orës.

Ata kanë shkruar për pushimet që Vera, mamaja e këngëtares po kalon në Shqipëri, si dhe në fokus kanë vendosur paraqitjet atraktive të saj. Vera, edhe pse një grua në moshë, nuk heziton të zbulojë linjat e saj të trupit.

“Mamaja joshëse e Rita Orës, Vera, ka shtangur ndjekësit e saj me një tjetër pamje të trupit të saj, duke pozuar me rroba banje ngjyrë blu në Instagram. Vera po shfrytëzon maksimalisht diellin në bregdetin shqiptar. Duke pozuar nga ambientet e një hoteli, Vera zgjodhi një palë rroba banje ngjyrë blu pa rripa që vinin në pah figurën e saj trupore”, shkruan “Daily Star”.

Klan News