Një djalë i vogël, i cili preku zemrat e një kombi me betejën e tij me kancerin, i kërkoi falje nënës së tij përpara se të vdiste. 5-vjeçari Charlie Proctor, nga Lancashire, Angli, kishte nevojë për transplant të mëlçisë pasi u diagnostikua me një kancer të rrallë në vitin 2016.

Por prindërit e tij Amber Schofield dhe Ben Proctor nuk arritën të mblidhnin shumën prej 855,580 paund që u nevojitej për operacionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e hidhur për vdekjen e 5-vjeçarit e dha nëna e tij, në një postim në rrjetet sociale.

“Mbrëmë në orën 23:14 shoku im i ngushtë, bota ime Charlie mori frymë për herë të fundit. Ai ra në gjumë paqësisht në krahët e mi dhe krahët e babait të tij që na kishin mbështjellë të dyve. Zemrat tona janë plot dhimbje. Bota humbi një djalë të vogël, të jashtëzakonshëm. Charlie, ti më dhe mundësinë të jem nënë. Më mësove se çfarë do të thotë në të vërtetë fjala dashuri. Ka ardhur koha që të fluturosh”.

Pak orë më vonë, ajo postoi një fotografi me Charlie-n në krah, ndërsa shkruajti se vetëm pak para se të shuhej, i biri i kishte thënë:

Mami, më vjen keq.

“Në një moment Charlie u kthye nga unë dhe me qetësi e zë të butë më tha: Mami më vjen keq. Ishte i keqardhur sepse donte të lëvizte sërish dhe ndjente se për këtë duhet të kërkonte ndjesë. Tani e di që edhe ai në një mënyrë e kishte kuptuar se po largohej”,

tregoi  nëna e 5-vjeçarit.

Charlie u diagnostikua me

hepatoblastoma

, një tumor i rrallë që nis në mëlçi, në Shkurt të 2016-s.

Familjarë e miq u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të mblidhnin para për ta dërguar atë në Amerikë për një ndërhyrje që do t’i shpëtonte jetën. Ata arritën të bënin rreth 360 mijë paund, përfshirë 10 mijë paund të dhuruara nga këngëtarja amerikane Pink.

/tvklan.al