Rei Manaj ndëshkon edhe Fenerbahçen! Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit realizoi në barazimin 2-2 të sfidës së javës së 33 të Superligës turke.

Ndërsa verdheblutë po kryesonin 2-1, 27 vjeçari fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol në kohën shtesë. Për Manajn ky është goli i 17 i realizuar në kampionatin turk të futbollit.

Një formë mjaft e mirë e futbollistit kuqezi, që ka marrë vlerësimin e drejtuesve, me një ceremoni para nisjes së sfidës. Futbollisti ka dhënë edhe një asist në 28 takime të luajtura në këtë sezon.

Për Fenerbahçen goli ishte një goditje e rëndë në objektivin për titullin kampion, ndërsa humbi mundësinë që t’i afrohej me dy pikë kryesuesve të Gallatasarajit.

Ndërsa Sivaspor shkon në kuotën e 45 pikëve.

Klan News