Gol dhe karton të kuq për sulmuesin shqiptar

Nga engjëll në djall. Rey Manaj me fanellën e Barcelona B do të mbahet mend kështu për ndeshjen ndaj Prat. Sulmuesi shqiptar kaloi në avantazh katalanasit me një 11 metërsh në minutën e 27 të takimit.

Ky ishte goli i parë për Manajn. Ai realizoi edhe në ndeshjen debutuese, por goli u anulua për pozicion të parregullt.

Por temperamenti i futbollistit shqiptar, defekti i tij i përhershëm, e bëri që brenda pjesës së parë të merrte kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Skuadra vendase ndoshta nga inferioriteti numerik përfitoi duke barazuar, por ishte Conrad që realizoi golin e fitores. Rey Manaj ka bërë hapin më të rëndësishëm deri tani në karrierë.

Stafi teknik i Barcelonës duhet të shohë tej futbollistit një talent të veçantë. Jo më kot ai është stërvitur edhe me ekipin e parë krah Lionel Messi-t, Pique apo Vidal.

Tv Klan