Manastriliu: Ja kur mund të ndalojmë hapjen dhe të kthejmë masat kufizuese



Manastriliu: Ja kur mund të ndalojmë hapjen dhe të kthejmë masat kufizuese

23:22 28/05/2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shpjegoi mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” skenarët se kur Shqipëria do të ndalonte hapjen dhe ato në të cilat do kishte kthim pas në masa kufizuese.

Blendi Fevziu: Në çfarë rrethanash apo çfarë skenari mund të kthehemi sërish në mbyllje? Ndoshta jo në karantinë absolute, por në masa shtrënguese?

Ogerta Manastirliu: Nëse do të kishim dyfishim apo trefishim të rasteve të reja, krahasuar me një dyjavësh të mëparshëm. Nëse do të kishim një rritje të numrit të të shtruarve duke përfshirë Covid 1, pra duke shkuar tek 80 të shtruar dhe nëse do të kishim të intubuar 15-20 raste. Atëherë ne stopojmë, pra qëndrojmë në vend, s’ka më rihapje, nëse kjo rritet, atëherë ne do të bëjmë rikthim prapa.

Blendi Fevziu: Pra, deadline, apo kufiri është 80 të shtruar dhe 15 në terapi intensive?

Ogerta Manastirliu: Për të qëndruar në vend… nëse kalon, atëherë kthejmë masat kufizuese. /tvklan.al



Të ngjashme