Anglezët gati të paguajnë 90 milionë Paund

Manchester City shfaq hapur interesin për sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez duke e vendosur të parin në listën e prioriteteve në merkato. Pep Guardiola po kërkon një zgjidhje afatgjatë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Aguerro.

Martinez ka shënuar 20 gola këtë sezon me Interin, dhe klubi i ka vënë një klauzole shitjeje mjaft të lartë. Anglezët gjithsesi janë të gatshëm ta paguajnë shifren prej 90 milionë Paundësh edhe duke shitur ndonjë lojtar për të plotësuar këtë shumë.

Barcelona gjithashtu ishte e gatshme të afronte Martinez dhe objektivin e kishte shprehur, por këtë javë spanjollët u dorëzuan.

Inter e mori Lautaro Martinez nga Racing Club në Argjentiëe për 22 milionë Euro dy vite më parë. Lojtari ka përfaqësuar kombëtaren në 17 ndeshje duke shënuar 9 gola.

Tv Klan