Sipas “Daily Mail” u ndryshua rreshtimi për të përshirë Cristiano Ronaldo

UEFA manipuloi formacionin më të mirë të vitit për të përfshirë Cristiano Ronaldo. Ky është lajmi i tabloidit britanik “Daily Mail”.

Sipas kësaj gazete është ndryshuar rreshtimi në fushë për të përfshirë sulmuesin e Juventus dhe Portugalisë. Sistemi që duhet përdorur duhet të ishte 4-3-3, por u vendos 4-2-4, duke penalizuar N’golo Kante i Chelsea.

Ky reshtim nuk është i përdorur në futbollin e luajtur sipas tabloidit të njohur. “Daily Mail” shkruan se Ronaldo kishte marrë më pak vota se Lewandowski, Mane e Messi, të cilët ishin në këtë skuadër perfekte.

Votimi është bërë nga tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s. Në këtë ekip ideal janë përfshirë edhe portieri Alisson, mbrojtësit Alexander Arnold, De Light, Van Dijk e Robertson, mesfushorët De Jong dhe De Bruyne.

Tv Klan