Italia dërgon ekip mjekësh të specializuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka akorduar 100 mijë Euro ndihmë për zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Nga vendi fqinj kanë mbërritur në Durres e Thumanë rreth 100 persona për të ndihmuar.

Komuna e Tetovës ka shpallur dy ditë zie. Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane kryeson një delegacion i cili do të vizitojë zonat e goditura.

Në Maqedoninë e Veriut jane hapur pika grumbullimi të ndihmës humanitare si dhe numra telefoni për të mbledhur kontribute.

Ndihma ka dërguar edhe Italia. Një ekip mjekësh i specializuar ka mbërritur në Rinas bashkë me pajisjet mjekësore të specializuara për raste emergjencash. Ata do të asistojnë në zonat e prekura nga tërmeti.

Tv Klan