Autoritetet: Nuk ka persona të infektuar

Linjat ajrore nga Stambolli dhe Dubai kanë lidhje të drejtpërdrejta me Kinën dhe për këtë shkak Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, që prej ditës së djeshme kishte vendosur që udhëtarët që vijnë nga andej, krahas matjes së temperaturës së trupit, të marrin informacione ku të kërkojnë ndihmë mjekësore. Por institucionet shëndetësore nuk arritën të bëhen gati.

“Nuk mund të them se të gjithë udhëtarët janë kontrolluar për shkak se kur erdha nuk ishte në përdorim kamera dhe për një moment ajo u ristartua. Neve kur na thanë, erdhëm menjëherë, kurse si është koordinimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës për Shëndet Publik, mund të them vetëm se dje është mbajtur mbledhje në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, ku janë marrë disa vendime dhe sipas atyre po veprohet”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, mbi një mijë kinezë kanë vizituar Maqedoninë e Veriut. Në Kinë, nga ana tjetër ka rreth njëqind shtetas të vendit, por deri më tani nuk është regjistruar asnjë i infektuar. Nga MPJ-ja njoftojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për informacione më të detajuara mund t’i drejtohen Ambasadës së Maqedonisë në Pekin. 

Tv Klan