Marina dhe Getoar Selimi u bekuan para dy ditësh me një vogëlushe, të cilën zgjedhën që ta pagëzojnë me emrin Marget, një bashkim emrash ky i dy prindërve të bebushes.

Të përfshirë në gëzimin e çiftit janë familjarë, miq, kolegë dhe fansa të tyre, të cilët kanë uruar publikisht për ardhjen në jetë të fëmijës së çiftit të njohur të showbiz-it.

Së fundmi, ka qenë Luana ajo e cila ka publikuar një foto ku duket gishti i vogël i mbesës së saj.

“Marget, tezja vdes për ty”, ka shkruar Luana krahas fotos.

Kujtojmë se pas ardhjes në jetë të mbesës së saj, ka qenë Luana ajo e cila ka ndarë lumturinë me të gjithë fansat e saj.

“Ndjenja më e bukur në botë”, ka shkruar ajo duke shprehur gjithë gëzimin që mbesa e saj e vogël i ka sjellë./tvklan.al