Prej vitit 2000 kur u divorcua nga bashkëshorti i saj i dytë, Bruce Willis, Demi Moore ka zgjedhur gjithmonë partnerë më të rinj në moshë.

Por këtë herë diva 55-vjeçare e kinemasë, duket se e ka ulur ndjeshëm moshën e të preferuarve të saj, duke nisur një lidhje me këngëtarin amerikan Nick Jonas, plot 30 vjet më i re se Moore.

Sipas mediave rozë në Shtetet e Bashkuara ylli hollivudian këngëtari 25-vjeçar shoqërohen prej thuajse 1 viti, por kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre. Ajo që i prezantoi ishte vajza e madhe e Moore, Rumer.

Përveç Bruce Willis me të cilin ka edhe 3 fëmijë, Demi Moore ka qenë e martuar edhe me aktorin Ashton Kutcher, 16 vjet më i ri se ajo, ndërsa martesa e saj e parë ka qenë me muzikantin amerikan Freddy Moore.

Tv Klan