Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka marrë kontrollin e negociatave për Brexit në një përpjekje për të arritur një marrëveshje para Krishtlindjeve ndërsa bisedimet duket se po dështojnë.

Presidentja e KE është në kontakt të vazhdueshëm përmes një serie telefonatash me Boris Johnson dhe drejtues të tjerë të BE dhe po lufton për të gjetur një kompromis.

Nga ana tjetër kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier tha se kishte përparim, por ai kishte refuzuar ofertën e fundit nga kryenegociatori i kryeministrit, David Frost.

Asnjë ofertë për të drejtat e peshkimit duket se nuk do të pranohet dhe marrëveshja për Brexit para Krishtlindjeve nuk do të arrihet.

Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Buxhetin paralajmëroi muajin e kaluar se dështimi për një marrëveshje tregtare do të kushtonte 300,000 vende pune vitin e ardhshëm dhe rënie 2% të PBB-së./tvklan.al