Është firmosur sot në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në një ceremoni zyrtare një udhëzim i përbashkët i miratuar nga ministri Klosi dhe ministri i Financave Malaj për mënyrën e përdorimit të të ardhurave të biletave nga vetë institucionet në praninë e 4 drejtuesëve të insituticoneve që përfitojnë nga ky udhëzim. Vendimi 424 i Këshillit të Ministrave për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore ka ndryshuar raportin e përqindjes së të ardhurave nga 10 % në 90% të cilat do t’i përfitojnë disa institucione kombëtare buxhetore në varësi të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve si, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar për Fëmijë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve.
Blendi Klosi: “Është ky një vendim i cili është në vazhdën e gjithë politikës që ne po ndjekim për lehtësirat fiskale në shërbim të artit dhe kulturës në vëndin tonë.”
Minsitri Klosi ka realizuar kështu një kërkesë të hershme të komunitetit të artistëve për kthimin e të ardhurave nga biletat e shfaqjeve në favor të institucioneve ku ata punojnë. /tvklan.al