Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për Ritvan Zykajn, i cili vrau 8 persona në Selenicë. Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm ndaj Zykajt.

Ngjarja që tronditi gjithë vendin, por jo vetëm ndodhi në 10 Gusht 2018.

Ritvan Zykaj ekzekutoi 8 persona në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin tetë kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë. Ata sapo ishin kthyer nga një drekë e përbashkët kur Ritvani mori armën dhe i vrau të gjithë një nga një, në rrugë dhe brenda në shtëpitë e tyre.

/tvklan.al