Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrugët e qyteteve dhe ka ndëshkuar me gjobë 850 qytetarë të cilët janë kapur pa maskë në rrugë.

Po ashtu bëhet me dije se  janë ndëshkuar dhe  101 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 45 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.

Me gjobë është ndëshkuar dhe administratori i një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje./tvklan.al