MaskaPo bëhen të zakonshme grabitjet me armë dhe maska në aksin kombëtarë Burrel-Milot.

Rasti i fundit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një karburant pranë komunës Baz.

Mësohet se tre persona të maskuar dhe të  armatosur kanë kërcënuar rojen dhe më pas i kanë grabitur arkën.

Policia ka shkuar në vendngjarje por nuk ka asnjë të dhënë për autorët.

Në të njëjtën zonë përpara disa ditësh u grabit, nga persona të armatosur dhe të maskuar, një furgon mallrash.