Mërgim Mavrajt i duket se është vjedhur në një farë mënyre. Shqipërisë si pjesë e Grupit A iu desh të priste deri në fund të për kuptuar se çdo të ndodhte.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine” tha se të gjithë e dinin rezultatin që i duhej për të qenë në fazën tjetër dhe kjo është e padrejtë me formatin që kishte Europianit.

“Të tjerët e dinin saktësisht se sa duhet të përfundonin ndeshjet e tyre që të na linin pas në renditje. Kjo është një konkurrencë e padrejtë. Turqia e dinte saktësisht se sa gola duhet të shënonte, edhe Portugalia e dinte se me një barazim qoftë edhe 0 – 0 kalonte më tej” – citohet mbrojtësi i Kombëtares.

Mërgim Mavraj ishte ndër me të mirët e një përfaqësuese që u vlerësua për shpirtin e garës madje edhe nga UEFA. Matematika dhe llogaritë e ndëshkuan Shqipërinë, që e mbylli e fundit në renditjen e vendeve të treta.

Tv Klan