Përfundon protesta e opozitës

Përfundon protesta e opozitës

13:00 03/04/2019

Seanca e Kuvendit u mbajt këtë të mërkurë prej orës 10:00, ndryshe nga herët e tjera, që zhvillohet të enjten. Ndërsa në të njëjtën kohë, opozita e bashkuar protestoi jashtë sallës së Parlamentit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në protestën e kësaj të mërkure, pasi është në Gjermani ku do të takohet për përfaqësues të CDU-së.

Kërkesat e opozitës janë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakoheshme pa Edi Ramën.

Policia kishte marrë masat e saj për mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend. Autoritetet kanë vendosur kamerat me rezolucion të lartë që do të bëjnë të mundur identifikimin e personave problematikë.

Në Kuvend u betua dhe deputetja e LSI, Ambra Borova, në qarkun e Shkodrës.

Ora 09:30

Nis protetesta e opozitës. Qytetarët përballen me kordonin e policisë. Një grup protestuesish të opozitës përplasen me policinë pranë Ministrisë së Brendshme. Të pranishëm në protestë janë dhe ish deputetë të opozitës.

Ora 09:45  

Banorët e Astirit përplasen me policinë, e cila nuk i lejon të kalojnë perimetrin e sigurisë.

Qytetari: "Nuk dua të di për perimetrin. Kjo është turp".

Ish deputeti Klevis Balliu, vendosjen e kordonit të policisë e ka konsideruar si një skenar të mundshëm për të arrestuar protestuesit.

 “Kjo bëhet vetëm për shoqërime, s’bëhet për asnjë gjë tjetër. Kjo këtu është një pikë grumbullimi, s’është pjesa e protestës dhe mundohen që të përplasen me banorët që më vonë t’i arrestojnë dhe shoqërojnë kot. Për këtë bëhet kjo. Dhe sjell këta çunat e rij, që s’kemi gjë me ta se nuk vjen vetë ai. Vetëm për të krijuar një hapësirë për të shoqëruar njerëz. Sikur të mendonin kaq shumë sa mendojnë për të arrestuar shqiptarët, Habilajt do ishin kap më përpara, Bajrajt do ishin kapur më përpara, Shkodra nuk do ishte bërë Palermo i ‘90-s. Po të mendonin kaq shumë për të kap kriminelët, sa mendojnë për të kap qytetarët që protestojnë, Shqipëria do ishte një vend më i sigurt”.

Protestuesit u grumbulluan para Parlamentit, aty ku nis në orën 10:00, seanca e radhës parlamentare.

Ora 10:00

Nis seanca e Kuvendit ku betohet deputetja Ambra Borova, në qarkun e Shkodrës

Ora 10:15 

Kryetari i KQZ, Klement Zguri po mban fjalim në parlament.

"Përplasja aktuale politike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë, por po zhvillohet, duke pasur në shesh të betejës kryesisht argumentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë sebepi i sherrit. Por zgjedhjet rrezikojnë të bëhen edhe kurbani i tij.Në një kohë si kjo, shumë njerëzve mund t’u lëkundet besimi tek administrata zgjedhore dhe aftësia e saj për të menaxhuar procesin. Për shumë njerëz, çekuilibrimi politik, mund të përkthehet menjëherë në disbalancim të administrimit zgjedhor, eventualisht, në kolaps të procesit.

Hendeku midis Ligjit dhe Vendimit të Kuvendit në lidhje me rastet e mosdeklarimit të veprave penale nga subjektet deklaruese që nuk përfshihen brenda sferës së ndalimeve dhe/ose periudhës së ndalimit, ka sjellë qasje të ndryshme të zbatimit nga organet kompetente për verifikimin si KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme".

Ora 10:38 

Flet deputetja e opozitës, Rudina Hajdari.

"Doja të flisja për një kërkesë që ka ardhur nga deputeti i PS Damian Gjiknuri, i vetëshpallur si kryetari i  Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ishte një kërkesë e pavend. Ky komision ka mbaruar mandatin në 21 Shkurt të vitit 2019 dhe mbi të gjitha që s’ka dhënë asnjë rezultat.

Duhet të kemi parasysh se ata deputetë nuk janë më dhe ju e keni bërë ata marrëveshje me ata dhe jo me këtë opozitë të re që është mes jush. Erdhi si erdhi puna dhe ajo i përket së shkuarës dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën për të ecur përpara dhe me vjen keq se deklaratat e Gjiknurit ishte shembulli më i keq se çfarë ndodh këtu. 

Zoti Gjiknuri i shtriu dorën opozitës, dhe i tha se ju duhet të jeni pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ku është dëgjuar që një ish deputet që është një qytetar të ketë votë dhe të drejtën e tij të Vitos, por unë do ju them në mënyrë të hapur se ku fjalim është për qytetarët për të kuptuar se çfarë po ndodh. Propozimi i PS po plotëson kriteret e Bashkimit Europian. "Ne po shtrimë dorën dhe përqpiemi të kalojmë këtë Reformë Zgjedhore që për popullin ska asnjë interes dhe do na bëjë më të mirë në sytë e ndërkombëtare, por s’ka asnjë ndryshim për qytetarët".

Ora 10: 48 

Flet deputeti Taulant Balla

"Zgjedhjet e 30 Qershorit do të mbahen dhe apeli im si kryetar i Grupit Parlamentar të shumicës është që KQZ të vijojë punën me përpikmëri dhe  të gjithë atyre qytetarëve  që e ndjenë se mund të kontribuojnë vullnetarisht për të plotësuar vendet vakante në PD dhe LSI. Një parti politike që nuk hyn në zgjedhje nuk është me parti, e ka humbur arsyen pse është aktor në demokraci funksionale.

KQZ është arbitri i gjithëpranuar i proceseve zgjedhore, ku dua te ritheksoj nevojë që opozita të plotësojë vendet bosh që ka në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë lidhur me plotësimin e vakancave".

Ora 11: 13

Flet Kryeminsitri, Edi Rama

Pse dolën ata nga Parlamenti? Ata dolën sepse pasi ju mbaruan llafet, vezët, boja dhe bojëdalë tërësisht zgjodhën të ikin në rrugë me idenë që do marrin zvarrë gjithë Shqipërinë, Parlamentin, edhe axhendën europiane të Shqipërisë. Tani thonë po ikim fare dhe po marrim komplet qeverinë. Besojnë se kështu do ta përsërisin në një shkallë më të lartë suksesi historinë e vitit 2017. Po pikërisht se në 2017 ju dhamë mundësinë që të rifuteni në lojë, nuk do t’ja u japim më këtë mundësi atyre.

Sepse ata morën ato që deshën por nuk bënë atë për të cilën u zotuan, dhe konkretisht kryetari juaj, Lulzim Basha, mori zotimin që përkundër Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, drejtorisë së OSHEE, ALUIZNI, thjesht dhe vetëm do të pranonte verdiktin e sovranit, dhe kush do të fitonte do të qeveriste dhe kush do të humbiste do të rrinte në opozitë. Kaq i kërkuam ne. I dhamë gjysmën e qeverisë. Dhe kanë humbur zgjedhjet me qeverinë tuaj të përbashkët. A ka një shqiptar që  mund të besojë se ne që mundëm Saliun, u dashka të blejmë vota për të blerë Lulin? Nuk kemi për t’i hapur rrugë kurrë kësaj zgjidhje. Ata që ikën dhe braktisën detyrën nuk kanë për t’u kthyer këtu përmes një rruge ekstraligjore dhe përmes një dialogu që çon në një pazar të kësaj natyre. E dyta, zgjedhje të parakohshme nuk ka.

Ora 12:00

Portestuesit largohen nga ambientet e jashtme të Parlamentit dhe janë drejtuar tek Kryeministria.

Ora 12:20  

Protestuesit e pranishëm përballë Kryeministrisë i vunë zjrrin një piramide prej letre, të cilën e kishin etiktuar si "Piramida e krimit".

Protestuesit janë konfrontuar me njëri-tjetrin dhe nuk dihen shkaqe e kësaj përplasjeje.

Ora 12:45

Protestuesit po zhvendosen në drejtim të selisë së Partisë Demokratike.

Ora  13:00

Edi Paloka ka mbyllur protestën e opozitës së bashkuar të kësaj të mërkure.

"Dua tu përshëndes për forcën tuaj dhe në emër të kryetarit të PD Lulzim Basha. Ne jemi të bindur se dita që nuk do të jetë më Rama kryeministër është shumë e afërt. Protestën e sotme e drejtuan studentët. Ne demokratët, LSI dhe republikanët do të jemi bashkë deri ditën që kjo qeveri do të shporret".

/tvklan.al

 
LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT