Nuk heq dorë nga burgosja me 15 vite burg
Kush thyen karantinën gjatë epidemive ose infekton të tjerët do të burgoset. Në këtë pikë, maxhoranca duket e vendosur për të mos hequr dorë nga propozimet e saj në Kodin Penal, ndonëse në Komisionin e Ligjeve pati një zbutje të dënimeve të propozuara më herët nga ana e saj.
Me votat e shumicës, Komisioni i Ligjeve vendosi që nga 5 vite burg të ulë dënimin duke e bërë në masë me gjobë që shkon deri në 3 vite heqje lirie, për këdo që shkel urdhrat shtetërorë. Ulet dënimi edhe për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet maksimumi i propozuar, zbret në 5 vjet.
Por socialistët nuk heqin dorë nga dënimi me 10 deri në 15 vite burg për rastet kur virusi i shpërndarë dëmton rëndë jetën e të tjerëve, apo shkakton vdekjen e dikujt. Krahas opozitës këto masa të reja u pritën me kritika edhe nga ish-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Amendimet e maxhorancës pritet të votohen në seancën plenare të së enjtes.
Tv Klan