Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, ka bërë sot parashikimin për zgjedhjet e 25 Prillit. I ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mazniku u shpreh se Partia Socialiste do të marrë 73 deri në 78 deputetë.

Sipas tij se PS nuk do të marrë më pak se 73 deputetë, pasi sipas tij veprimet që ka bërë qeveria kanë rezultuar të suksesshme.

Blendi Fevziu: Ka një konsum të Partisë Socialiste në këtë 8-vjeçar? Ka një pakënaqësi, si u del juve në sondazhe?

Arbian Mazniku: Tani, përsëritja e veprimeve tona ka dhënë rezultat në secilin lart. Ne kemi bërë një fushatë ka një rritje të votave, ata kanë bërë një fushatë kanë marrë më pak vota. Përsëritja e veprimeve që ne bëjmë është përsëritje me trend rritës. Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme do të marrë nga 73 në 78 deputetë. Dyshemeja 73, tavani do jetë 78.

Blendi Fevziu: Qenke rakorduar me Batonin….

Arbian Mazniku: Nuk jemi rakorduar.

Baton Haxhiu: As që jam takuar fare.

Arbian Mazniku: Unë them që 73-shi do jetë dyshemeja…

Artan Hoxha: Një sondazh bëjnë.

Armand Shkullaku: Nuk ka nevojë për rakordim se…/tvklan.al