Një person me precedentë të theksuar kriminal është vënë në pranga nga policia. Mësohet se 36-vjeçari I.H. u kap pranë një lokali në Vlorë pas operacionit policor i koduar “Fast”.

“Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak”, njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”./tvklan.al