Sofie, një tjetër telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan rrëfen se në familjen e saj martesat me njerëz me ngjyrë nuk janë aspak problem. Mbesa e Sofies është e fejuar me një djalë nga një shtet i largët, Paraguai. Sipas telefonueses, në familjen e tyre djali është mirëpritur dhe është shumë i  pëlqyer pasi ngjyra nuk i pengon aspak.

Sofie: Unë kam një rast konkret që mbesa  ime është e dashuruar dhe e fejuar me një nga Paraguai.

Aldo: Të trashëgohet! Po nga e gjeti?

Sofie: Ka qenë me shoqatën në Kore, atje është njohur.

Aldo: E ke parë dhëndrin mi?

Sofie: Po, po, marshallah. Ai kur flet, unë nuk e shikoj çfarë ngjyre ka, por shikoj çfarë shpirti të mirë që ka.

Aldo: Po ma përshkruaj pak dhëndrin, si është?

Sofie: Është i gjatë, gati dy metra, është shumë ezmer. Punon në Gjermani dhe do shkojë edhe mbesa, punon në një kompani me këto ekspeditat që fluturon për kohën.

Aldo: Më përshkruaj pak dhëndrin, ça tipi është, ça hobi ka, ku i punojnë prindërit?

Sofie: Djali është i bukur, veç se është i zi, është simpatik. Kur flet të kënaq, na përkthen mbesa. Është shumë i mirë./tvklan.al