Marjana Cmeta nusja që vrau vjehrrën një vit më parë do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për 21- vjeçaren, e cila akuzohet për vrasjen për shkak të marrëdhënieve familjare.

Togat e zeza kanë ndryshuar masën për hoxhën Hysen Shehu, tek i cili autorja rrëfeu krimin. Për Shehun u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në Prokurori. E njëjta masë u vendos edhe për vjehrrin e nuses vrasëse Agim Lami dhe kushëririn e tij Arben Saliu.

Të tre këta persona akuzohen për moskallëzim krimi, pasi kanë patur dijeni dhe nuk e kanë denoncuar. Marjna Cmeta sipas Prokurorisë nuk kishte marrëdhënie të mira me vjehrrën e saj Lirije Lami, pasi e dyshonte se ishte një magjistare dhe i bënte keq.

Ne 30 Prill të vitit të kaluar ajo i ka hedhur helm në gotën me lëng frutash. Por duke se Lirije Lami nuk kishte vdekur ende dhe ajo e mbyt me duart e saj. Vdekja fillimisht u raportua natyrale, por nga akt ekspertimi ligjor i datës 23 Maj 2017 u vërtetua se shkak i vdekjes nuk ishte helmimi, por mbytja.

6 ditë pas ngjarjes 21-vjeçarja kishte rrëfyer tek hoxha të gjithë ngjarjen dhe e gjithë kjo histori ishte xhiruar nga ai. Më pas video i është vënë në dispozicion edhe familjareve te viktimës të cilin nuk kanë kallëzuar krimi.

Tv Klan