Infeksionet nga koronavirusi janë rritur ndjeshëm në Gjermani. Agjencia publike e shëndetit ka bërë të ditur se numri i viktimave është rritur me 145 persona në 24 orët e fundit.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi shkon në 1 107.

Ndërkohë numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar mbi 80 mijë. Sipas ekspertëve, edhe Gjermania së shpejti do t’ia kalojë Kinës për nga numri i të infektuarve.

Zona me numrin më të lartë të rasteve është Bavaria më 146.5 raste për 100.000 banorë. Numri i të infektuarve në të gjithë botën i ka kaluar 1 milionë, ndërsa janë shënuar mbi 50 mijë viktima./tvklan.al