ISHP: 40% e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë

Mbi 115 mijë injektime janë kryer nga 1 deri në 13 shtator në Shqipëri, një rritje të lehtë me të njëjtën periudhë të një muaji më parë. Sipas specialistëve të ISHP, java e dytë e Shtatorit ka sjellë një trend rritje për grupmoshën mbi 18 vjeç për t’u vaksinuar.

“Vihet re një tendencë në rritje të të rinjve për t’u vaksinuar, pedagogëve arsimtarëve, kjo edhe për shkak të fillimit të shkollës”.

Mbi 40 % e popullsisë tashmë ka marrë të paktën një dozë.

“Mbi 40 % e popullsisë është e vaksinuar me një dozë dhe mbi 31 % me dy doza”.

Deri tani në Shqipëri janë kryer në total mbi 1 milionë e 600 mijë injektime.  Sipas buletinit të institutit të shëndetit publik, numri i arsimtarëve të vaksinuar në shtator ka shkuar mbi 62%.

Tv Klan