Në total janë injektuar mbi 2 milionë e 130 mijë vaksina në të gjithë vendin

Prej fillimit të vaksinimit në vendin tone sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer në total mbi 2 milionë e 130 mijë doza të vaksinës anti-Covid, prej të cilave  mbi 1 milionë janë doza të para, rreth 980 mijë qytetarë janë me dy doza dhe që prej 1 nëntorit janë kryer edhe mbi 78 mijë doza të treta përforcuese.

Vaksinimi ndaj Covid-19 është i hapur në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë mbi 2 milionë e 663 mijë vaksina anti-Covid.

Klan News