Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Përfaqësues të Bashkimit Europian kanë dëgjuar sot raportimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë mbi problemet e bashkëpunimit politik, financiar, zhvillimit të infrastrukturës dhe fushave të tregtisë dhe bujqësisë. Mbledhja e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-BE, zhvillohet në prag të hapjes së negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së Shqipërisë për Asocimin në BE.

Hapi i dukshëm në këtë drejtim është hapja e tregjeve europiane, për prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë verë 300 mijë ton perime të stinës do të tregtohen pa paguar taksat doganore në këto tregje./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame