Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot është mbledhur në Pallatin e Kongreseve këshilli bashkiak i Tiranës, ku është zgjedhur dhe nënkryetari i këtij këshilli. Në këtë post me shumicë votash është zgjedhur përfaqësuesi i PSD Petraq Simo, i cili ka qenë përball Voglit po i PSD. Ndërkohë demokristianët propozuan që në fillim të mbledhjes, që nënkryetari i këshillit bashkiak, të jetë opozitar dhe kryesisht nga PD, ndonëse ajo e ka bojkotuar këtë këshill. Kjo u hodh poshtë pasi shumica e të pranishmëve votuan kundër.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme u zgjodhën edhe këshilltarët e qarkut, të cilët së bashku me kryetarët e bashkisë, plotësojnë numrin 12 në qarkun e prefekturës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego