Mbretëresha dhe Duka marrin vaksinën për Covid-19



Mbretëresha dhe Duka marrin vaksinën për Covid-19

17:42 09/01/2021

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgh morën vaksinën për Covid-19. Lajmi u bë publik nga Pallati i Buckingham. Sipas BBC, çifti mbretëror u vaksinuan këtë të shtunë nga një doktor në kështjellën Windsor. Ishte vetë Mbretëresha Elizabeth e cila vendosi ta bëjë publik lajmin e vaksinimin për të parandaluar çdolloj spekulimi.

Mbretëresha 94-vjeçare dhe Princi Philip, 99 vjeç, janë në mesin e gati 1.5 milion personave në Mbretërinë e Bashkuar që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri më tani. Personat mbi 80 vjeç janë një nga grupet me prioritet të lartë në Britani që po e marrin vaksinën të parët.

Çifti mbretëror këtë periudhë izolimi e ka kaluar në Angli, në kështjellën Windsor, pasi vendosën të kishin Krishtlindje të qeta në rezidencën e tyre në Berkshire dhe një jo mbledhjen tradicionale të familjes mbretërore në Sandringham./tvklan.al







Të ngjashme