Mbretëresha Elizabeth do të presë Presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë në Pallatin Buckingham përpara samitit të G7-ës në Qershor.

Duke e përshkruar si një pritje të “fuqisë së butë Mbretëreshës do t’i bashkohet dhe princi i Ëells-it, dukesha e Cornëall dhe duka e dukesha e Cambridg.

Britania ka njoftuar planet për të mbajtur samitin e parë personal të G7-ës, në Qershor në Cornëall, në Anglinë jugperëndimore.

Kryeministri Boris Johnson shpreson që takimi të krijojë një konsensus se ekonomia globale duhet të rimëkëmbet nga pandemia e Covid-19 në një tregti të lirë dhe të qëndrueshme.

Ky është samiti i parë ku Anglia merr pjesë si shtet jo anëtar i Bashkimit Europian dhe i pari për Joe Biden si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  /tvklan.al