Familja mbretërore do të shtohet me një anëtar të ri. Është fjala për familjen mbretërore të Malajzisë. Sulltani Muhammad V njoftoi se bashkëshortja e tij 25-vjeçare është shtatzënë. Oksana Voevodina, ish-ylli televiziv në ekranet ruse, do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Dy ditë më parë, Mbreti bëri një njoftim të papritur duke deklaruar dorëheqjen e tij pas vetëm dy vitesh në fron. Ai u martua me bukuroshen ruse në muajin Nëntor. 25-vjeçarja dhe ish-miss Moska hoqi dorë nga gjithçka në Rusi për t’u martuar me Mbretin e Malajzisë. Para martesës, ajo u detyrua të konvertohej në fenë islame.

Çifti është duke pritur fëmijën e tyre të parë dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj pasardhësit të ardhshëm”

, shkruan sot gazeta më e madhe ruse, KP.

Pas martesës, çifti mbretëror kishte bërë vizitat e para në një klinikë të planifikimit familjar në Gjermani. /

tvklan.al