Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për dosjen e 613 kilogramëve kokainë kapur në Portin e Durrësit. Të pandehur për këtë çështje kanë përfunduar Armado Pezaku, Donaldo Lushaj dhe Arbër Çekaj, ky i fundit në mungesë.

42- vjeçari i është komunikuar akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës në Gjermani aty ku ai ka kërkuar azil politik. Autoritet gjermane janë duke kryer një hetim tjetër për Çekajn pas dyshime se ai mund të jetë i përfshirë në raste të tjerë të trafikut të drogës. Sipas hetimeve sasia rekord e drogës kapur në Shqipëri kishte si destinacion përfundimtarë pikërisht tregun gjerman.

Në Shkurt të 2018 në portin e Durrësit, në një kontenier me banane, i cili e kishte origjinën nga Kolumbia u zbulua sasia më e madhe e kokainës kapur ndonjëherë në vendin tonë. Aksioni i policisë u zhvillua në magazinën e kompanisë Arbri Graden në Maminas, pasi droga doli nga porti. Ndërsa hetimi më shumë se një vjeçar i Prokurorisë nuk mundi të faktojë përfshirjen e të tjerë personave në këtë rast.

Tv Klan