Mbyllet karantina, nisin protestat

Mbyllet karantina, nisin protestat

21:44 08/05/2020

Nacionalistët rrethojnë parlamentin, përleshen me ministrat

Serbia është përfshirë në incidente politike në 24 orët e para të lirisë pas gjendjes së jashtëzakonshme. Këtu Boshko Obradovic, i lëvizjes nacionaliste opozitare “Dveri” ka bllokuar Ministrin e Shëndetësisë para Kuvendit. Pak më vonë vjen deri tek përleshja fizike në mes të deputetëve. Policia ka arrestuar 15 persona nga kjo ngjarje që pasoi incidentet që filluan me protestat e një natë më parë. Presidenti Alleksandar Vuçiç ka thënë se fashizmi nuk do të lejohet në Serbi. 

Me lugë dhe tenxhere kundër presidentit. Shumë serbëve nuk u ka pëlqyer politika gjatë pandemisë dhe një grup qytetarësh i mbështetur nga opozita kanë shfrytëzuar natën e parë të lirisë për të bërë protestë në rrugë në vend të ballkoneve. Shumë figura publike kanë arritur në parkun para presidencës. Pandeminë, Alleksandar Vuçiç, thonë e shfrytëzoi për të forcuar qeverisjen e tij të fortë.

“Ky është një guxim qytetarëve dhe përshkruan dinjitetin tonë. Tani ju ftoj të formojnë një zinxhirë rreth presidencës ta dëgjojmë këtë simfoni të lirisë. Është ora 20:05”.

Pasi u afruan fare afër rrethojave të presidencës, gjendja vijojë e qetë edhe për pak minuta me brohoritjet: “Vuçiç ik” dhe shumë të tjera.

Këtu durimi përfundoi dhe me sa duket karantina ka bërë punën e saj. Tek porta e hyrjes kryesore të Presidencës u nisën edhe disa lider të opozitës, por sigurimi i Presidentit u doli para, ndonëse nuk dihej nëse Vuçiç ishte brenda. Pas një kohe kjo situatë u mbyll pa më shumë incidente. Protesta janë bërë edhe në disa qytete dhe është njoftuar vazhdimi ditëve të ardhshme.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo