Milan dhe Juventus ne Champions

Dramatike ndeshjet e fundit të Serisë A. Kur të gjithë sytë e veshët ishin në Bergamo te ndeshja Atalanta-Milan, pak kush e kishte menduar që mund të ndalej Napoli në shtëpi ndaj Verona. Milan fitoi 2-0 me dy penallti të Kessie dhe rikthehet në Champions League pas 7 vitesh mungesë, madje duke zënë edhe vendin e dytë në renditje. Ndërsa Juventus, edhe pse pa Cristiano Ronaldon, fitoi 4-1 në Bologna dhe do të luajë në Ligën e Kampioneve si vend të katërt.

Bardhezinjtë duhet të përgëzojnë Veronën, që ndali 1-1 Napolin. Kosovari Rahmani kaloi të kaltrit në avantazh në minutën e 60, por Faraoni barazoi 9 minuta më vonë si pasojë e një gabimi të Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar ka shpërthyer në lot në fundin e ndeshjes, duke e ndjerë peshën e fajit. Menjëherë pas ndeshjes erdhi edhe shkarkimi i trajnerit Gattuso.

Presidenti i Napolit shkroi në Twitter: “I dashur Rino, jam i lumtur që kam kaluar pothuajse dy sezone me ty. Duke të të falënderuar për punën e bërë, të uroj suksese kudo që të shkosh. Një përqafim edhe gruas dhe fëmijëve të tu”.

Në Europa League shkon Napoli me Lazion, me këtë të fundit që u mposht 2-0 nga Sassuolo, por që nuk arrin të shkojë në Conference League, sepse Roma arrin të barazojë 2-2 me Spezian në transfertë, edhe pse po humbte 2-0. Mourinho do të drejtojë në një kompeticion të ri.

Tv Klan