Tjetër tragjedi në ujërat e Mesdheut. Një barkë me emigrantë është fundosur pranë brigjeve tuniziane, duke shkaktuar të paktën 65 viktima. 16 të tjerë u arritën të shpëtoheshin nga një peshkarexhë. Sakaq me përmirësimin e motit, rinis beteja e Italisë me fluksin e emigrantëve të ardhur nga kryesisht nga Libia.

Ndërsa një tjetër anije e Agjencisë Frontex, zbarkoi në portin e Lampeduzës në Itali, me 35 emigrantë të shpëtuar në brigjet libiane. Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi zbritjen e tyre në tokën italiane.

Por ministri i brendshëm Matteo Salvini, është zotuar se do të mbajë mbyllur portet dhe nuk do të lejojë emigrantët të hyjnë në Itali.

Tv Klan