Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën tragjikisht duke u larë në lumë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Torino të Italisë. Sipas mediave vendase, 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte shkuar për t’u freskuar në lumë së bashku me 3 shokë të tjerë, gjithashtu shqiptarë. Për shkak të rrymës, adoleshenti mbeti i bllokuar nëpër shkëmbinj pasi ishte zhytur nën ujë.

Shokët e tij kërkuan ndihmë dhe njoftuan policinë. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë. Përpjekjet e tyre ishin të kota pasi 17-vjeçari kishte humbur jetën. Trupi i pajetë i adoleshentit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. /tvklan.al