Një person është mbytur në plazhin e Durrësit rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13, njofton policia e këtij qyteti.

49 –vjeçari me inicialet S.A. banues në Gjermani është futur në det dhe ka gjetur vdekjen. Sipas policisë dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al