Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta do të rikthehet me një koncert në Tiranë. Artisti me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram njoftoi se më 17 Shtator do të mbajë koncertin e radhës në kryeqytet, ku premton se së bashku me fansat e tij të shumtë, të cilët janë padyshim shumë krenarë për arritjet e tij të jashtëzakonshme, do të ndërtojnë një tjetër kujtim të bukur dhe të paharruar për të gjithë.

“Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës ne gjithashtu do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin “Air Albania” do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur”, ka shkuar ai ndër të tjera.

Ermali gjithashtu ka zbuluar se koncerti do të jetë falas, dhe të gjithë ata që duan ta ndjekin koncertin e tij do të duhet të regjistrohen në linkun që artisti ka vendosur në Instastory. Regjistrimet fillojnë nga data 25 Gusht, kështu që mos e humbisni këtë rast…

Klan News