Më 21 Mars, Saimir Tahiri në gjykatë – TV KLAN

Më 21 Mars, Saimir Tahiri në gjykatë

Zhvillohet seanca paraprake ku shqyrtohen kërkesat e palëve

Më 21 Mars, në orën 12:30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të zhvillohet seanca paraprake për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Në këtë seancë, gjykatësja Miliana Muça do të vendosë nëse do të kalojë dosjen për gjykim, ashtu siç ka kërkuar prokuroria, do t’ia kthejë prokurorisë për veprime të tjera hetimor, apo do të pushojë çështjen siç kërkon ish-Ministri, i cili mohon akuzat e ngritura.

Pak ditë më parë prokuroria përfundoi hetimet për këtë dosje, pas më shumë se 16 muajsh hetim.

Tv Klan

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
1 Koment
  • Agron
    16 Mars 2019 at 03:27
    Përgjigju

    Saimir Tahiri ka nje video sekrete Ku perfshihet Edi Rama, prandaj do eleminohet fizikisht me “Aksident” “Vetevrasje” si Sokol Olldashi.

  • Përgjigju

    *

    *