Ylli 50-vjeçar i “Modern Family” Sofia Vergara ka ndarë një foto të rrallë teksa shijonte rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë. Sofia ka ngjallur mjaft reagime pas publikimit të fotos ku duket thuajse topless.

Flokët e saj të çrregullt kombinuar në mënyrë perfekte me pak grim, i kanë dhënë një pamje akoma më sensual.

Në njërën dorë, ajo mban një SPF nga marka e saj e re e bukurisë, ‘Toty’, e cila ofron tashmë produkte mbrojtëse kundër diellit, për kuujdesin e lëkurës dhe grimin.

“Lo mio es el verano!”, ka shkruar ajo në spanjisht poshtë vetes, duke na bërë të ditur se është plotësisht e dashuruar me verën.

Vergara, e cila është e martuar me aktorin tjetër Joe Manganiello, nuk poston shpesh foto me rroba banje në Instagram, edhe pse ajo ndan disa momente nga përditshmëria e saj.

Në fillim të javës së kaluar, Vergara ndau një seri fotosh nga një festë që po zhvillohej në shtëpinë e saj./tvklan.al