Imagjinoni të vendosni sipër njëra tjetrës katër “qiellgërvishtës” si Burj Khalifa, e cila është ndërtesa më e lartë në botë, po kaq përshkruhet të jetë mali nënujor i zbuluar nga oqeanografët.

I vendosur në Oqeanin Paqësor me rreth 1,448 kilometra larg brigjeve të Kilit, mali detar është  rreth 3,109 metra i lartë dhe është pjesë përbërëse e një vargu malor nënujor që është shtëpia e kopshteve m,e sfungjerë, korale të lashta dhe specie të tjera detarë që konsiderohen të rralla, dukë përfshirë këtu edhe një kallamar që filmohej për herë të parë.

Ekipi i udhëhequr nga Instituti i Oqeanit Schmidt eksploroi rajonin gjatë një ekspedite 28 ditore, e cila përfundoi këtë muaj. Studiuesit hartuan malin duke përdorur një sistem solar nën bykun e anijes.

“Valët e zërit zbresin dhe ata kthehen nga sipërfaqja dhe kështu ne matim kohën që duhet për t;u kthyer dhe për t’u matur. Nga kjo kemi një ide vërtet të mirë të topografisë të shtatit të detit. Është e rëndësishme sepse për momentin vetëm 26% e shtatit të detit është hartuar me këtë lloj rezolucioni. Kurse fundi i detit mbulon rreth 71% të sipërfaqes së planetit tonë,” tha drejtoresha ekzekutive e këtij instituti që u mor me studimin, Jytoika Virmani.

Oqeanografët vlerësojnë se ka të paktën 100 mijë male detarë me lartë mbi 1 mijë metra në mbarë botën. Këto male ofrojnë habitate të rëndësishme për një shumëllojshmëri speciesh.

Eksplorimi i kreshtave të malit me anë të një roboti nënujor zbuloi një rajon të pasur me biodiversitet detar. Studiuesit dokumentuan një oktapod të bardhë “fantazmë”, duke shënuar kështu herën e parë që kjo specie është parë në Paqësorin jugor. Ata vunë re gjithashtu dy sifonofore të rralla Bathyphysa.

Mali nënujor i sapomartuar është më i madh se mali Olimp në Greqi, i cili është 2,917 i lartë dhe më i vogël se mali Fuji në Japoni i cili është 3,776 metra./tvklan.al