Me kuaj dhe limuzinë, si u prit Rama në Turqi



Me kuaj dhe limuzinë, si u prit Rama në Turqi

14:04 06/01/2021

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Për kreun e qeverisë u zhvillua një ceremoni pritjeje zyrtare ku ai u shoqërua nga një eskortë me limuzinë dhe kuaj.

Në momentin e takimit, Rama dhe Erdogan nuk shtrënguan duart për shkak të masave antiCovid. Në këtë vizitë dyditore të kreut të ekzekutivit në Ankara pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, të cilat i paralajmëroi po vetë kryeministri pak më herët.

Rama shoqërohet në Turqi nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi;  ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Kulturës Elva Margariti; ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kjo vizitë zyrtare zhvillohet pas ftesës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan./tvklan.al






Të ngjashme