Ka nisur mes emocionesh e takimesh romantike edhe nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan.

Tashmë duket qartë që Meri është një nga vajzat e preferuara të Saimirin, teksa ata kanë patur një tjetër takim të gjatë bashkë.

Dyshja kanë ndarë mes tyre fjalë dashurie, ku këtë herë nuk munguan puthjet.

Saimiri i kishte bërë Merit një parfum të veçantë dhuratë, duke qenë se edhe ajo është një vajzë e veçantë për të.

Meri: Fotografia është ajo ku unë gjej veten, ku jam e lirë, më e lirë se në çdo vend tjetër. Është pasioni im. Kam pothuajse 3 vite që merrem, që kur kam qenë e vogël.

Për herë të parë kam bërë një reklamë kur kam qenë 12 vjeçe. Tani që je përpara kamerave, si e përballon këtë?

Saimiri: Tani siklet më të madh nuk ka, jam në qendër të vëmendjes, por kjo ishte rruga për të gjetur dashurinë dhe do ta çoj deri në fund.

Meri: Kur po vinim rrugës të pashë që po këndoje, këndon në dush ti?

Saimiri: Këngët e preferuara edhe i këndoj, ndoshta edhe nuk i këndoj tamam por me aq sa mundem. Meri sot u përpoqa që të kalonim një ditë pak më ndryshe bashkë, doja të shihja si e kalon ti ditën dhe të të vija të të rrëmbeja në botën time.

Nuk e di cili parfum të pëlqeu, por unë e kisha përzgjedhur një për ty. Është i përbërë nga lule shumë të rralla, një parfum shumë i veçantë që nuk gjendet kudo, dhe meqë ti je një vajzë shumë e veçantë për mua doja të ta dhuroja këtë.

Meri: Është një dhuratë që do të thotë shumë për mua dhe ia ke arritur të më bësh të lumtur deri tani edhe pse është një kohë tepër e shkurtër, por sërish ke qenë shumë i veçantë. Më vjen mirë që më kupton pa folur shumë.

Çfarë është dashuria për ty?

Saimiri: Dashuria është ndjenja më e bukur që ti mund të kesh për një njeri. Ti si e mendon?

Meri: Unë mendoj që dashuria është gjithçka./tvklan.al