Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se 3 milionë persona rezultojnë pozitiv të infektuar me koronavirusin Covid-19. Shifrat janë dhënë nga Universiteti Johns Hopkins.

Ndërsa numri i viktimave në SHBA ka arritur në 131 mijë persona.

Por pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve dhe viktimave, qeveria amerikane është e vendosur për ecur përpara me hapjen e vendit, përfshirë këtu edhe shkollat.

Zv/Presidenti i SHBA Mike Pence, deklaroi se hapja do të bëhet përmes zbatimit të disa rregullave, por ai shtoi se këto rregulla nuk do të jenë shumë të ashpra.

Eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, i cili këshillon edhe Shtëpinë e Bardhë, thotë se SHBA është ende në valën e parë të koronavirusit. /tvklan.al